NË SHKOLLAT E MESME NË BUJANOC VENDE PËR 360 NXËNËS

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 21 qershor 2021. Në shkollat e mesme në komunën e Bujanocit, “Sveti Sava” dhe “Sezai Surroi”, këtë vit do të ketë vende për 360 maturantë.

Shkolla “Shën Sava” mund të regjistrojë maksimalisht 150 nxënës në vitin e parë, përkatësisht një paralele me 30 nxënës më shumë se vitin e kaluar, ndërsa shkolla “Sezai Suroi” do të regjistroj një paralele më pakë, kështu që kjo shkollë sivjet mund të pranoj 210 nxënës në vitin e parë.

Siç i tha Bujanovaçke-s drejtoresha e shkollës “Shën Sava”, Biserka Joviq, kjo shkollë regjistron tri paralele shkallë të katërt, në profilet arsimore “teknik doganor”, “infermieri-edukator” dhe një profil të ri “zyrtar i bankave dhe sigurimeve”

Në shkallën e tretë, ekziston një klasë e kombinuar me 15 nxënës në profilet e “automekanikut” dhe drejtimin e ri “mekanik i ri i teknologjisë së ngrohjes dhe ftohjes” dhe një klasë në drejtimin e “gastronomisë”.

-Sinqerisht shpresojmë që të tërheqim nxënës me profile të reja arsimore. Veçanërisht ne presim një përgjigje të mirë në drejtim të “teknikut të ngrohjes dhe ftohjes”, sepse është plotësisht në përputhje me kohën dhe nevojat në të cilën jetojmë. Ka mungesë të mjeshtrave të kualifikuar në çdo fushë të punës – thotë drejtori.

Sipas drejtorit Zejni Fejzulahu, shkolla “Sezai Suroi” këtë vit do të regjistroj shtatë paralele me maksimumi 30 nxënës.

– Për maturantët janë 60 vende, përkatësisht dy paralele të gjimnazit, nga një paralele në profilin e mjekësisë, ekonomisë, inxhinierisë elektrike dhe një në shkallën e katërt dhe të tretë në inxhinieri mekanike – deklaroi Fejzulahu për portalin tonë.

Provimet përfundimtare për nxënësit e shkollës fillore janë caktuar për 23, 24 dhe 25 qershor, pas së cilës nxënësit ardhshëm të shkollave të mesme plotësojnë listat e dëshirave, dhe mandej në javën e dytë të korrikut fillon regjistrimi në shkollat e mesme.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *