QARKU I PÇINJËS BA RASTE INFEKSIONESH ME COVID-19

Bujanovaçke, 21 qershor 2021. Dje në Qarkun e Pçinjës, janë testuar 89 persona, ndërkaq sipas të dhënave të Shtabit të situatave të emergjencës në Vranje, nuk kishte asnjë rast pozitiv në Covid – 19.

“Në Ambulancën covid dje janë kryer 24 ekzaminime, nga të cilat 20 ishin për herë të parë. U analizuan kampion të gjakut nga 15 pacientë dhe u kryen dy fotografime të mushkërive me rreze X. Janë kryer 6 teste PCR dhe 16 antigjene, pa asnjë rast pozitiv në Covid-19″ – njoftohet nga Shtabi.

Në Spitalin covid janë hospitalizuar 4 pacientë dhe të gjithë ishin pozitivë në Covid – 19 dhe me pneumoni, ndërsa tre pacientë ishin në oksigjenoterapi.

Në 24 orët e fundit, një pacient u lirua nga trajtimi ndërsa nuk u pranua asnjë pacient i ri.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *