fbpx

KONKURSI I OJQ-ve SAJGIA E RADHËS PËR PUNËTORËT E ADMINISTRATËS KOMUNALE

Bujanoc, 23. qershor 2021. Në konkursin e Komunës së Bujanocit për vlerësimin e projekteve të shoqatave qytetare, janë finansuar projekte të shoqërive civile me shumë maksimale prej 120.000 dinarëve edhe pse sapo janë themeluar në shkurt të këtij viti.

Çka është akoma më diskutabile është se dy nga këto organizata, (njera e sapothemeluar) “Vlera Lugina” dhe “The Future” kan perfituar mjete nga 120.000 dinarë e që udhëhiqen nga punëtor te administratës komunale në Bujnoc, konretisht nga Gani Aliu dhe Gëzim Murati, e që normalisht të fitojë subvencion nga institucioni ku punon paraqet konflikt interesi dhe kjo vepër sanksionohet me Ligjin për luftimin e korrupsionit.

Gjithashtu, komisioni këtë radhë vlerësoi edhe organizatat nga Vranja, edhe pse me konkurs është paraparë që të financohen vetëm organizatat që kanë selinë në Bujanoc.

Komisioni ka bërë shumë lëshime për të cilat do të duhet të bartë përgjegjësi dhe të japë raport për shkeljet që ka bërë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.