fbpx

RAKOCASIT KËRCËNOJNË ME BLLOKIMIN E PALLATIT TË KOMUNËS PËR MUNGESË TË UJIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24. qershor 2021. Banorët e Rakocit paralajmërojnë se do të bllokojnë NP “Komunalia” dhe ndërtesën e Komunës së Bujanocit nëse do të jenë pa ujë edhe për disa ditë.

Banorët e Lagjes së re, Zhuzhelicës, Lilancës, por edhe pjesë të Bujanocit – të cilët gjithashtu raportojnë se nuk kanë fare ujë, ose se presioni është i dobët – mund të bashkohen me ta në protestë për shkak të furnizimit të dobët me ujë.

– Për njëzet ditë me radhë nuk kemi asnjë pikë ujë çdo pasdite, madje edhe tani kur temperaturat janë ngritur në 40 gradë. Ndonjëherë paradite ka uj, ndërsa në të shumtën e rasteve nuk ka. Tani ora është 23 në mbrëmje, nuk ka ujë akoma, as një pikë – tha të mërkurën për Bujanovaçke një banor i Rakocit.

Ai shtoi se banorët lokal “seriozisht po mendojnë të bllokojnë ndërtesën e Komunës dhe Komunalisë nëse vazhdon kjo situatë “.

Të kujtojmë, drejtori i ndërmarrjes komunale, Ruzhdi Halili, pasi mori detyrën një vit më parë premtoi se problemi me furnizimin me ujë do të zgjidhej dhe se do të kishte ujë të mjaftueshëm për të gjithë.

Tani ai nuk është përgjigjur në pyetjen e Bujanovaçke në lidhje me ankesat e qytetarëve për mungesën e ujit.

Se nuk është problem vetëm në fshatrat, dëshmojnë banorët e pallateve të kuqe, të cilët thonë për Bujanovaçke se familjet që jetojnë në etazhet e sipërme janë pa ujë çdo pasdite.

– Tani është e mërkur ora 22, ende nuk ka ujë. Ne nuk mund të pastrojmë fëmijët. Ky është një turp në shekullin 21. Faturat nga Komunalia na vijnë rregullisht, vijmë në situatë për t’i pyetur se çfarë inkasojnë – i tha mbrëmë portalit tonë një bujanocas i indinjuar, i cili gjithashtu na dërgoi një video si provë se nuk ka ujë.

Siç kishte thënë drejtori i Komunalisë më herët, mungesat dhe presioni i dobët shkaktohen nga pompat e prishura, me njoftimin se të gjitha do të zëvendësohen.




Leave a Reply

Your email address will not be published.