fbpx

ZJARRI MË I MADHË NË DEPONI, QYTETARËT NGULFATEN NË TYM

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24 qershor 2021. Në deponin e qytetit, pasditen e djeshme ka shpërthyer një nga zjarret më të mëdha në kohët e fundit.

Qytetarët e Bujanocit dhe banorët e fshatrave përreth përsëri janë ngulfatur në tymin helmues, dhe ndërsa ne po e raportojmë këtë (8:15), tymi nga deponia akoma po përhapet, por me një intensitet pak më të ulët krahasuar me dje.

Qytetarët janë të zemëruar:

– Edhe ashtu sshtë e vështirë të marrësh frymë, kjo është e padurueshme, shkruan një prej qytetarëve të shumtë që të mërkurën telefonuan Bujanovaçken.

NP “Komunalia” ia hedh fajin të tjerëve.

– Individë të papërgjegjshëm sot shkaktuan zjarr afër deponisë së qytetit, ende në rrethana të panjohura – u njoftua nga Ndërmarrja publike “Komunalia”.

Drejtori i “Komunalisë”, Ruzhdi Halili, më parë fajësoi mbledhësit e lëndëve sekondare për zjarret e shkaktuara në deponi, ndërsa qytetarët pohojnë se deponia po digjet vazhdimisht për më shumë se një muaj.

Një numër i madh i qytetarëve besojnë se Halili nuk po tregon të vërtetën për shkaqet dhe fajtorët e zjarrvënies së përditshme, ndërkaq ata akuzojnë NP “Komunalia” për këtë.

– Ekipet e NP “Komunalia” menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes dhe ndërmorën gjithçka për ta vendosur zjarrin nën kontroll. Ne vazhdimisht jemi duke punuar në shuarjen e zjarrit dhe njoftimin e banorëve të komunës se zjarri do të shuhet brenda disa orësh – u njoftua gjithashtu mbrëmë nga “Komunaliac”, me një video të shkurtër ku publikohej intervenimi në shuarjen e zjarrit.

Nuk ka absolutisht asgjë nga premtimet e Halilit për të parandaluar hyrjen e paautorizuar në deponi përmes vendosjes së rrethojës, barrierës, madje edhe kamerave, me një fjalë – se nuk do të ketë më zjarre.




Leave a Reply

Your email address will not be published.