Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29 qershor 2021 – Nga Kompania Publike “Komunalia”, i bëhet thirrje qytetarëve që ujin nga ujsjellësi publik ta konsumojnë në mënyrë racionale.
Sipas ndërmarrjes së shërbimeve komunale, nevojat për ujë të pijshëm janë rritur ndjeshëm për shkak të temperaturave të larta dhe një periudhe të thatë.
“Konsumi i pakontrolluar shkakton mungesa edhe për përdorim personal. Ne apelojmë tek qytetarët e komunës së Bujanocit që të jenë sa më racionalë në konsumimin e ujit të pijshëm, të mos ujisin kopshte, oborre, rrugë, në mënyrë që në këto ditë me temperatura të larta të gjithë të kenë ujë të mjaftueshëm”, apelohet nga Komunalia
Thirrja vjen në momentet e një paknaqësie të përgjithshme të qytetarëve të Bujanovcit dhe fshatrave përreth, të cilët, përmes raportimeve në Bujanovaçke, ankohen për mungesat ditore të uji.
Dje, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, fajësoi qytetarët për mungesën e ujit të pijshëm, por edhe ata që nuk paguajnë faturat e shërbimeve që ofron “Komunalia”.
Ai shtoi se së shpejti do të publikohet një listë e atyre që nuk paguajnë ujë për vite me radhë, dhe mes tyre, siç tha ai, janë edhe këshilltarë të Kuvendit të komunës Bujanoc.
Për shkak të situatës aktuale, ai paralajmëroi se do të bihet një plan me orar të caktuar kufizimesh të ujit, si nevojë e pashmangshme.
Nga ana tjetër, qytetarët besojnë se qeveria komunale dhe NP “Komunalia” janë ekskluzivisht përgjegjës për situatën katastrofike.
Fakti që në komunë nuk është hapur asnjë pus i ri për gjashtë vjet, gjë e cila u tha dje nga vetë Arifi, flet në favor të kësaj që thonë qytetarët.