fbpx

FILLOI TUBIMI I QYTETARËVE PARA OBJEKTIT TË KOMUNËS

Bujanoc, 02 korrik 2021. Para ndërtesës së komunës së Bujanocit, filloi një tubim i qytetarëve nga fshatrat përreth, të pakënaqur me problemet në furnizimin me ujë.

Për momentin, aty janë tubuar rreth njëqind qytetarë, ndërkaq në hyrje të objektit janë parkuar dy traktorë me fuçi.

Ardhja në tubim u paralajmërua nga banorët e Bozhinjevcit, Rakocit, Llopardinacës, Zhuzhelicës dhe Lilancës, te të cilët mungesa e ujit është më e theksuar.

Tubimi aktualisht është duke rrjedhur pa incidente dhe po sigurohet nga disa patrulla policie.




Leave a Reply

Your email address will not be published.