VETERINA: SOT FILLON LARGIMI I QENËVE ENDACAK NGA RRUGËT E BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5 korrik 2021. – Puna për largimin e qenve endacakë nga rrugët e Bujanocit iu besua Stacionit të veterinës në Bujanoc, përmes tenderit komunal, drejtori i të cilit Miodrag Milkoviq njofton se aksioni do të fillojë sot.

Kontrata midis Komunës dhe Stacionit të Veterinës është me vlerë 1 milion dinarë dhe parashikon trajtimin e 145 qenve.

Kur u pyet nga Bujanovaçke se kur qytetarët mund të presin rezultatet e para dhe një situatë më të mirë në rrugët e qytetit, Milkoviq u përgjigj se me kontratë parashihet trajtimi i një numri të vogël të qenve endacak dhe se Stacioni i veterinës do ta bëjë punën shumë shpejt.

Angazhimi i mëparshëm i Stacionit të Veterinës, sipas kontratës së lidhur dy vjet më parë, kishte një vlerë dy herë më më të madhe, por parashihej trajtimi dhe kujdesi ndaj 250 qenve.

-Këtë herë, çmimi pa TVSH është 6.800 dinarë për secilin qen të trajtuar. Kontrata është në vlerë prej një milion dinarësh, në të cilën përfshihen shpenzimet tona në shumë prej 400.000,00 dinarë që përkojnë me sterilizimin, vendosjen e çipave, taksat, – thotë Milkoviq.

Ai njoftoi se ekipet për kapjen e qenve që sot do të dalin në terren dhe shpjegoi se procedura, e cila parashikon praninë e detyrueshme të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale gjatë aksionit, nuk ka ndryshuar.

Duke folur për këtë çështje në takimin me qytetarët e komunës së Bujanocit, që kryetari i Komunës, Nagip Arifi, pati të premten në Shtëpinë e kulturës , theksoi se pas sterilizimit dhe vendosjes së çipave qentë do të kthehen në vendin ku janë kapur.

“I tillë është ligji dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë të ndryshojmë,” komentoi Arifi.

Nga ana tjetër, Milkoviq ka theksuar vazhdimisht se qentë e sterilizuar sillen krejtësisht ndryshe, domethënë se nuk paraqesin shqetësim apo kërcënim për qytetarët, sepse, siç thotë ai, ata nuk lëvizin më në tufa dhe nuk janë agresivë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *