fbpx

DR BEJTA NGA EMERGJENCA SHPËTON NJERIUN NGA TREJAKU GJATË FESTIMEVE NË PROHORIN E PÇINJËS

Bujanovaçke, 7 korrik 2021.
Bujanoc, 7 korrik 2021. – Shërbimi emergjent i Shtëpisë së shëndetit Bujanoc dhe punonjësit e saj edhe një herë justifikuan epitetin e heronjëve që qytetarët u dhanë atyre përmes portalit tonë në fund të vitit të kaluar.

Natën midis të martës dhe të mërkurës (6 dhe 7 korrik), kur njerëzit tradicionalisht mblidhen atje me rastin e “Ivanjdanit”, ata shpëtuan vdekjen e sigurt të një burri nga fshati Trejak në prohorin e Pçinjës, i cili pësoi një sulm kardiak.

Burrit i kishte rënë të fikët pranë urës në afërsi të Manastirit duke rënë përtokë para këmbëve të policisë, e cila menjëherë thirri ekipin e ndihmës së shpejtë që ishte duke kujdestaruar në vendin e ngjarjes.

– Ekipi drejtohej nga Dr. Bejtulla Ajeti, i cili bashkë me bashkëpunëtorët e tij reagoi me shpejtësi dhe gjakftohtësi. Ne arritëm ta kthenim në jetë njeriun, i cili në një moment nuk jipte shenja jete, ndërkohë që u dërgua në Vranje – rrëfen për Bujanovaçke Sasha Arsiq, punonjës i Emergjencës, i cili me atë rast qëlloi të ishte në mesin e pjesëmarrësve të manifestimit, por edhe ndihmoi ekipin mjeksor.




Leave a Reply

Your email address will not be published.