SËRISH MBI TËRNOC PO FORMOHET DEPONI E EGËR, KOMPETENTËT NUK PO REAGOJNË

Bujanovaçke, 7 korrik 2021.
Bujanoc, 7 korrik 2021. – Zona në të cilën kalon rruga nga Tërnoci për në Breznicë, është një nga më të bukurat në territorin e Komunës Bujanoc.

Mirëpo, peizazhi npër të cilin kalon lumi i Tërnocit, në vend të një oaze natyrore, po bëhet përsëri një vend për hedhjen e të gjitha llojeve të mbeturinave, duke u kthyer në një deponi tjetër të egër.

U desh pak më shumë se një vit që kjo zonë sërish të shëndrrohet në një vend për hudhjen e mbeturinave.

Duhet të kujtojmë se vitin e kaluar, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, Drejtoria për inevstime dhe zhvillim filloi një aksion të pastrimit të plotë Bujanocit dhe zonave për rreth tij, dhe me atë rast u pastrua edhe deponia ilegale, e cila shtrihej në 2 kilometra përgjatë rrugës mbi Tërnoc.

Falë fotografive të lexuesit tonë, shihet se pranë kësaj rruge sërish janë duke u formuar grumbuj mbeturinash, kryesisht mbetje ndërtimore, kështu që kjo zonë, krahas zonës në brigjet e Moravës së jugut – në segmentin rrugor përgjatë xhades së vjetër për në Levosojë, dhe lumi i Tërnocit deri në Shtëpinë e shëndetit, është bërë një nga shëmtitë më të mëdha të Bujanocit.

Kjo është arsyeja pse ne i kujtojmë autoritetet në vetëqeverisjen lokale se ata kanë mekanizma në duart e tyre që ta ngrisin vetëdijen e qytetarëve për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit edhe përmes masave ndëshkimore, nëse mënyrat e tjera mbesin pa rezultate.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *