ALMIRI NGA BUJANOCI PJESË E PËRFAQËSUESES SË SERBISË NË BASKETBOLL

Bujanoc, 8 korrik 2021. – I riu nga Bujanoci, Almir Asani, është ftuar në ekipin kombëtar serb të basketbollit dhe që nga sot, ai është në kampin stërvitor të përzgjedhëses së basketbollistëve më të mirë serb, të moshës nën 15 vjeç.

Siç thonë në KRB “Play 017” të Bujanocit, klubi ku ai u rrit, Almiri është i vetmi që arriti të luftojë për statusin e anëtarit të përfaqësueses serbe.

Almiri do të qëndrojë në kampin stërvitor të kombëtares serbe në Kralevë deri më 17 korrik, së bashku me rreth njëzet lojtarë të tjerë, dhe në atë periudhë ai do të luajë disa ndeshje miqësore.

15-vjeçari i talentuar filloi të luaj basketboll në OKK Play 017, për katër vite me radhë, ndërsa më vonë si 12 vjeçar – në vitin 2018 – ai shkoi në Itali, në klubin Orange1basket në qytetin Basano Del Grappa.

– Që nga fillimi, Almiri ishte një nga lojtarët më të talentuar mes bashkëmoshatarëve të tij, gjë që rezultoi në atë që ai të shkonte në një nga klubet më të mira për avansimin e lojtarëve të rinj në Evropë. Atje ai vazhdoi të punojë intensivisht, të përparoj në lojën e basketbollit, por edhe të shkojë në shkollë, ndërkohë që kishte shkuar i vetëm – thotë Nenad Stajiq, njeriu i parë i KRB “Play 017”.

Almiri tani është i gjatë 199 cm, ai luan në pozicionet 2 dhe 3, dhe nëse është e nevojshme, ai është gjithashtu i suksesshëm në pozicionin 4. Trajneri i tij i parë ishte Dragan Miliq.

Stajiq shtoi se Bujanoci duhet të jetë krenar për suksesin e këtij djaloshi, sepse këto janë sukseset e vetë qytetit.

– Dhe një tregues që klubi ynë KRB “Play 017”, i cili ekziston për gati 10 vjet, është ambasadori më i madh i qytetit tonë deri më tani – thotë Stajiq.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *