PYETJE PËR PUSHTETIN LOKAL: ME ÇKA QYTETARËT E BUJANOCIT E MERITUAN TË JETOJNË NË MBETURINA, KUNDËRMIM DHE TYM

Bujanovaçke, 8 korrik 2021.
Bujanoc, 8 korrik 2021. – Disa ditë pas njoftimit të turpshëm të Komunalisë, në të cilën kjo kompani akuzon Bujanovaçke-n për sulme mbi bazë të interesave politike, ndërkohë që qytetarëve u premton se do të zbrazin kontejnerët e rrugës dy herë në ditë, fotografitë e lexuesve tanë nga qendra e Bujanocit tregojnë se si duket e gjitha në praktikë .


Ju mund ta identifikoni lokacionin se fotografitë janë bërë pas Qebaptores në qendër të qytetit dhe se ju kujtojnë skena apokaliptike nga filmat horror. Lexuesi që, banon aty afër, na i dërgoi këto foto në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm, të enjten, 8 korrik 2021.

Kjo vendndodhje, për ata që nuk e dinë, ndodhet në afërsi të 3 vendeve ku përgatitet ushqimi, pallateve të banimit dhe shtëpive familjare.

– Është gjendje e padurueshme, po kudnërmon erë e neveritshme – është një përshkrim i shkurtër i lexuesve, ndërkaq nga fotoja nuk është vështirë të imagjinohet se si duket në vendin e ngjarjes.

Për më keq, nga mbrëmë sërish po digjet deponia, kështu që bujanocasit ehde më shumë po mbyten nga tymi.

Zotërinj nga udhëheqja komunale dhe JP Komunalia, me çka qytetarët e Bujanocit e merituan të jetojnë në një mjedis të tillë, të mbyten në erë të keqe dhe tym?
Vetëm mos thoni se nga kjo kanë ndonjë interes politik!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *