fbpx

QYTETARËT PO NGULFATEN SËRISH NË TYM, AUTORITETET NUK REAGOJNË (VIDEO)

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8 korrik 2021. – Qytetarët e Bujanocit dhe Rakocit po mbyten përsëri në tymin nga deponia, ku është shkaktuar një zjarr i ri, vetëm disa ditë pas protestës së qytetarëve dhe bisedave të tyre me kryetarin Nagip Arifi dhe drejtorin e “Komunalisë” Ruzhdi Halili, me ç’rast, për të satën herë u premtua një zgjidhje e këtij problemi.

“Edhe këtë mëngjes fëmijët tanë po mbyten nga tymi, dorëzoni funksionet nëse nuk jeni në gjendje të zgjidhni problemin e deponisë,” tha një qytetar i indinjuar që na dërgoi video xhirimet mbi zjarrin e shkaktuar, të cilën mund ta shihni në fund të teksti.

Nga trau i pagesës (për kyçje në magjistrale) pranë deponisë, po raportojnë se “tymi po i vret ata dhe nuk ka ajër”.

“Po ankohen edhe shoferët se shikimi është zvogëluar për shkak të tymit. Ky mëngjes me të vërtetë ka filluar keq, nuk mund të marrësh frymë, të gjithë do të vdesim nga kjo “, thonë punonjësit që raportuan në Bujanovaçke.

Në ndërkohë Bujanovaçke mbeti pa përgjigje në pyetjen drejtuar Halilit se çfarë ndërmori ai për të parandaluar hyrjen e paautorizuar në deponi, pasi ai pretendon se zjarrvëniet janë shkaktuar nga mbledhësit e mbeturinave.

Zgjidhja e problemit të deponisë është një nga premtimet e tij të rreme.

Në vend të përgjigjes që ai është i detyruar t’u japë qytetarëve si zyrtar publik, Halili më parë akuzoi Bujanovaçke-n për “sulm ndaj Komunalisë për interesa politike, pa argumente dhe pa mëshirë”.

Ish-punëtorët e ndërmarrjes së shërbimeve komunale, shumë mirë të informuar për situatën në deponi, pohojnë se Halili po thotë një gënjeshtër kur akuzon mbledhësit e lëndëve sekondare si fajtorët e zjarrvënies.

– Vetë po i vënë zjarrin. I tillë është sistemi, për të bërë vende për mbeturina – thotë bashkëbiseduesi ynë.

Shumë qytetarë mendojnë të njëjtën gjë.

Semi Aliu, drejtori teknik i “Komunalisë”, shkurtimisht tha ër Bujanovaçke se ai menjëherë do të dërgonte ekipe për fikjen e zjarrit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.