PAJAZITI KËRKON QË POLICIA NË BUJANOC TË PUNOJ NË DY TURNE DHE GJATË VIKENDIT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9 korrik 2021. – Për shkak të kërkesave të shumta dhe pritjeve të gjata për lëshimin e dokumenteve personale, kreu i Këshilllit lokal të Alternativës për ndryshim në Bujanoc, Arbër Pajaziti, po kërkon nga kryetari i Kuvendit të  komunës Enver Ramadani që ta ushtroj autoritetin e tij që Stacionin policor në Bujanoc të punoj edhe në turnin e dytë.

– Kryetari i Kuvendit të komunës së Bujanoit, si kryetar i Këshillit komunal për siguri dhe parandalim të kriminalitetit, urgjentisht duhet të thërrasë një mbledhje të këtij trupi kuvendor dhe të kërkojë nga kryshefi i policisë rritjen e kapaciteteve në përshpejtimin e procedurës së lëshimit të dokumenteve personale – thotë Pajaziti.

Ai shton se kjo është e nevojshme “për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve që po qëndrojnë këtu”.

– Stacioni policor duhet të punojë në dy ndërrime, por edhe gjatë vikendeve, sepse është plotësisht e papranueshme që qytetarët të presin aq gjatë në një temperaturë prej 40 gradë – thotë ai.

Ai theksoi se qytetarët meritojnë një trajtim dinjitoz.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *