Dr STEFAN STOSHIQ KËSHILLON: PINI SA MË SHUMË UJË, E KURRSESI ALKOOL NË TEMPERATURA TË LARTA

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 14 korrik 2021. – Shumë lëngje dhe strehim në vende të freskëta, pa pije të gazuara dhe alkool, këshillon lexuesit e Bujanovaçkes se si të mbrohen nga nxehtësia e ferrit, Dr. Stefan Stoshiq – mjek i përgjithshëm në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc- .

Temperaturat jashtëzakonisht të larta ndaj të cilave jemi ekspozuar gjatë këtyre ditëve paraqesin një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut dhe, megjithëse të gjithë e dimë se si të mbrohemi nga nxehtësia, Dr. Stoshiq veçanërisht thekson rëndësinë e pirjes së sa më shumë lëngjeve, qëndrimit në dhoma me kondicioner dhe shmangie nga dielli ndërmjet orës 10 – 17 pasdite.

-Kur ka një vapë të tillë, siç është rasti i këtyre ditëve, gjëja më e rëndësishme është të mos qëndrojmë të etur, nëse ndodhë kjo, atëherë organizmi na dërgon një sinjal se jemi të dehidruar dhe prandaj është e nevojshme të pimë lëngje të tilla si lëngje natyrore, ujë dhe supë. Nuk rekomandohet konsumi i pijeve të gazuara dhe alkoolit sepse ato shkaktojnë një dehidrim shtesë të trupit tonë, thotë Dr. Stoshiq

Sipas tij, ditët me nxehtësi tropikale nuk i shkojnë për shtati askujt, ndërsa këshillohet kujdes i veçantë për njerëzit e sëmurë kronikë, njerëzit me presion të lartë të gjakut dhe njerëzit e moshuar.

– Kur bëhet fjalë për ushqimin, unë këshilloj të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime sezonale, mish pule, bibe, ndërsa të shmangen ushqimet e rënda dhe konsumi minimal i mishit për shkak të sasisë së madhe të yndyrës që përmban, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Drita e diellit është thelbësore për shëndetin, të paktën gjatë vitit të kaluar kemi dëgjuar për rëndësinë e vitaminës D në luftën kundër virusit, por ekspozimi i tepërt mbart një rrezik të caktuar, prandaj është më mirë të visheni lehtë dhe të zini vend buzë lumit. ose në një stol parku.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *