POLICIA E ZGJATË ORARIN E PUNËS PËR SHKAK TË TOLLOVISË NË LËSHIMIN E DOKUMENTEVE

Bujanoc, 14 korrik 2021. – Në të gjitha drejtoritë policore dhe stacionet policore nga 13 korriku 2021 do të ketë zgjatje të orarit të punës nga ora 7:30 në 20:00, për shkak të shtimit të kërkesave të qytetarëve për lëshimin e dokumenteve personale.

Gjithashtu, do të punohet edhe të shtunave nga ora 7:30 deri në 15:30, njoftoi Ministria republikane për punë të brendshme.

“Që puna të bëhet më shpejtë dhe më me efikasitet, nga linjat e tjera punuese janë angazhuar 113 zyrtar policor të uniformuar dhe 113 zyrtar policor nga sektorë të tjerë të Ministrisë së punëve të brendshme, me qëllim të pranimit dhe të përpunimit të kërkesave për lëshimin e dokumenteve personale, ” thuhet në kumtesën e MPB – ës.

Më tej, në kumtesë, thuhet se po vazhdon procedura e zëvendësimit të pajisjeve të IT – kompjuterët, skanerët, skanuesit e gjurmëve të gishtrinjëve, lexuesit e pasaportave etj – për kryerjen e detyrave administrative

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin parasysh afatet për vlefshmërinë e dokumenteve personale dhe të paraqesin kërkesa për zëvendësimin e tyre me kohë.”




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *