Bujanovaçke, 15.korrik 2021.
Bujanoc, 15 korrik 2021 (Foto të ilustruara). – Pozicioni i komunitetit LGBT + në Vranje është shqetësues nëse dihet se pothuajse 70% e mësuesve në Vranje mendojnë se homoseksualiteti është një çrregullim, ndërsa një e pesta e tyre besojnë se “me një punë cilësore arsimore” mund të parandalohet që nxënësit të mos bëhen pjesë e Komuniteti LGBT +.
Këto janë rezultatet e hulumtimit të Organizatës rinore ombrellë “T‘i shembim katër muret”, e cila është bërë në disa qytete në Serbi – shkruan Južne vesti.
-Edhe pse homoseksualiteti si çrregullim u hoq nga lista e çrregullimeve mendore që nga 1973, pothuajse 70% e mësuesve të anketuar në shkollat fillore dhe të mesme në Vranje edhe më tutje besojnë se homoseksualiteti është një çrregullim, dhe një e pesta e të anketuarve mendojnë se nxënësit mund të parandalohen të bëhen pjesë e komunitetit LGBT + me një punë kualitative edukative – arsimore, thonë nga kjo Organizatë.
Hulumtimi tregon se pozicioni i popullatës LGBT është shqetësues, se ka mungesë të mbështetjes dhe mirëkuptimit nga bashkëmoshatarët, dhe se mësuesit nuk i kushtojnë kohë të mjaftueshme kësaj teme në orët e mësimit.
Nga kjo Organizatë gjithashtu theksojnë mungesën e dukshme të mbështetjes për Paradën e krenarisë, miratimin e Ligjit për komunitete të gjinisë së njëjtë dhe praninë e dhunës së bashkëmoshatarëve ndaj të rinjëve LGBT +, krahas informacioneve të pamjaftueshëm për këtë temë.
Përparimi i ngadaltë në përmirësimin e pozitës së të rinjve LGBT në mjediset lokale krahasuar me ata në Beograd dhe Novi Sad është një tregues tjetër i situatës së pafavorshme të këtij komuniteti.