NUK DIHET KONCEPTI I DITËVE TË DIASPORËS PËR SIVJET

Bujanovaçke, Bujanoc, 15 korrik 2021. – Ditët e Diasporës, manifestim ky kushtuar banorëve të Komunës së Bujanocit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, do të organizohen këtë vit, konfirmoi për portalin tonë Sali Salihu, shefi i Kabinetit të kryetarit të komunës.

Megjithatë, nuk dihet kur, ku dhe në çfarë formati do të mbahen Ditët e diasporës, duke marrë parasysh që Salihi na tha të hënën se ata janë ende në fazën e planifikimit dhe se më shumë informacione për këtë ngjarje mund të jain nesër.

Mirëpo, ai nuk iu përgjigj pyetjeve tona dërguar të martën dhe të mërkurën.

Deri sivjet, në kuadër të manifestimit disaditor, organizoheshin ekspozita me punime artistike, prezantimet e produkteve vendore, gara sportive, programe argëtuese dhe shoqërim.

Në vitin 2020 nuk pati ndonjë organizim në Ditët e Diasporës për shkak të pandemisë Covid – 19, por biznesmenët dhe aktivistët e Bujanocit të udhëhequr nga Agron Rahimi, dhe të mbështetur nga diaspora, filluan një aksion për të blerjen dhe shpërndarjen e maskave mbrojtëse dhe pajisje të tjera kundër COVID-19.

Sipas të dhënave jozyrtare, diaspora e Bujanocit numëron rreth 20,000 njerëz.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *