GASTRONOMËT SOT MARRIN NDIHMËN SHTETËROR

Bujanoc, Beograd, 16 korrik 2021. – Pagesa e ndihmës financiare në shumën e pagës minimale për gastrnominë, agjencitë e udhëtimit, hotelet, pushimoret dhe agjensitë e makinave me qira, si dhe ciceron dhe shoqëruesit turistikë të licencuar, fillon sot, njoftoi për RTS Ministri i Financave, Sinisha Malli.

Ai theksoi se shteti për këtë masë mbështetëse pagoi afër 2.05 miliardë dinarë. Ai shtoi se kushtet për të marrë këtë ndihmë u përmbushën nga 12.154 subjekte ekonomike që punësojnë 65.760 punëtorë, si dhe 336 ciceron turistikë dhe 90 shoqërues.

Punonjësit në turizëm dhe hotelieri që plotësojnë kushtet e përshkruara për këtë lloj të mbështetjes shtetërore, të cilat ne po implementojmë brenda paketës së tretë të mbështetjes për ekonominë dhe qytetarët, në mënyrë që të zbuten pasojat e pandemisë së virusit korona, sot do të marrin nga një pagë minimale, ndërsy në gjysmën e gushtit do t’iu paguhet edhe një pagë minimale, “tha Ministri Malli.

Ai shpjegoi se paratë janë paguar në llogari me dedikim të veçantë në dinarë që Departamenti i Thesarit hap për këto nevoja.

Gastronomët nga Bujanoci me të cilët biseduam thonë se gjatë pandemisë ata kishin humbje shumë më të mëdha sesa ndihma e paralajmëruar, por që ata akoma janë të kënaqur sepse do të jenë në gjendje të mbulojnë të paktën një pjesë të kostove.

Malli njoftoi gjithashtu se në fund të korrikut do të paguhet edhe ndihma e katërt sektoriale për transportuesit, të cilët marrin 600 euro për autobus për një periudhë prej gjashtë muajsh.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *