Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19 korrik 2021. – Pas raportimeve të Bujanovaçkes mbi parkimet e paligjshme në trotuare, përgjatë rrugës kryesore, autoritetet nga Inspeksioni komunal reaguan dhe që nga ky mëngjes, shkelje të tilla janë ndëshkuar, siç dëshmohet me fotot nga vendi i ngjarjes.
Pronarëve të makinave që të hënën u gjetën të parkuara në trotuar u janë lëshuar urdhëra kundërvajtje dhe do të duhet të paguajnë 10.000 dinarë nëse janë persona fizikë, ndërsa gjoba për kompanitë është 40.000 dinarë, mëson Bujanovaçke.
Parkimi në trotuar dhe zënia kësaj zone publike është përhapur aq shumë, saqë qytetarët i janë drejtuar vazhdimisht portalit tonë, duke u ankuar se këmbësorët janë të detyruar të lëvizin nëpër rrugë, gjë që rrezikonte sigurinë e tyre.
– Gratë me foshnja në karrocë detyrohen të ecin rrugës, sepse është pamundësuar ecja nëpër trotuar nga makinat e parkuara, andaj autoritetet duhet të reagojnë urgjentisht, para se të ndodhë ndonjë tragjedi – kishte komentuar një lexuesi ynë.
Ne nuk kemi mundur që nga kryeshefi Metin Ramizi të zbulojmë se sa do të zgjasë aksioni, përkatësisht se sa inspeksioni komunal do të merret me sanksionimin e parkimit të paligjshëm, sepse ai nuk iu përgjigj thirrjes sonë.
Ju kujtojmë se ky është vetëm një nga problemet e theksuara nga qytetarët, të cilin qeveria komunale e adresoi pas raportimeve të Bujanovaçkes.
Furnizimi me ujë gjithashtu është stabilizuar në një farë mase pasi portali ynë raportoi për situatën katastrofike në disa vendbanime, ndrësa vërehet angazhimi më i madh i NP “Komunalia” në ruajtjen e pastërtisë në qytet.