Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22 korrik 2021. – Rruga e Prizrenit, në hyrje të Bujanocit, është gërmuar për gati dy muaj, kështu që praktikisht janë bllokuar hyrjet në oborret e familjeve të atjeshme. Ata pyesin drejtorin e NP “Komunalia”, Ruždi Halili, nëse do të presin heqjen e “bllokadës” gjatë mandatit të tij.
Siç i thanë për Bujanovaçke, punëtorët e NP “Komunalia” gërmuan në rrugën prapa pikës së karburantit për ta zgjeruar rrjetin e kanalizimit të ujrave të zeza.
– Është bërë aq profesionalisht sa që pronarëve të shtëpive iu është pamundësuar hyrja në shtëpitë e veta. Dhe kështu po zgjatë për gati 2 muaj. Ne e pyesim drejtorin Halili nëse rruga do të asfaltohet gjatë mandatit të tij apo duhet të presim “ditë më të mira” – thotë një banor i rrugës i cili dëshironte të mbetet anonim.
Kur u pyet nga Bujanovaçke, pse rruga e Prizrenit nuk po rregullohet, drejtori teknik i NP “Komunalia”, Sami Aliu, thotë se nuk është faji i ndërmarrjes komunale.
– Në fakt ne po presim disa nga banorët e zonës që kanë aplikuar për të zhvendosur kanalizimin. Ata duan të lidhen me rrjetin e kanalizimeve të qytetit, por nuk janë në shtëpi. Pra, nuk është faji ynë, ne jemi duke pritur që ata të vijnë në shtëpi për të përfunduar punën – thotë Aliu.
Në pyetjen se edhe sa duhet të presin bamorët e atjeshëm, ai theksoi se “me siguri punimet do të kryhen për disa ditë”.