fbpx

KUZHINA POPULLORE FILLON NGA 2 GUSHTI

Bujanoc, 22 korrik 2021. – Kuzhina popullore do të filloj të punoj nga 2 gushti dhe do të furnizojë me ushqim përdoruesit e saj për nëntë muaj, njoftoi Kryqi i kuq në Bujanoc.

Shpërndarja e kuponëve për përdorimin e shërbimeve të Kuzhinës popullore fillon të premten (23 Korrik) ndërsa për të marrë kuponët, të gjithë përdoruesit nga lista duhet të vijnë në ambientet e Kryqit të kuq, çdo ditë pune nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 15.

Përjashtim është qendra e shpërndarjes Salvatore, ku kuponat do të shpërndahen në ambientet e shpërndarjes së ushqimit.

Përdoruesit kërkohet të sjellin kartën e identitetit dhe pasaportën.

Siç thonë në Kryqin e kuq, lista e përdoruesve do të vendoset në pikat ku shpërndahet ushqimi – Kryqi i kuq Bujanoc, Lagjja e re, Salvatore dhe Tërnoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published.