PËR JOTRANSPARENCË SALIHU E FAJËSON PUSHTETIN E KALUAR – PARTNERËT E KOALICIONIT TË TANISHËM

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 23 korrik 2021. Vendi i fundit i Komunës së Bujanocit për sa i përket transparencës për Sali Salihin, shefin e kabinetit të kryetarit Nagip Arifi, është rezultat i “qeverisë së mëparshme”, e cila, përndryshe, përbëhej nga partitë (PVD, LPD) me të cilët Arifi tani është në koalicion.

Duke mbështetur pretendimet e tij rreth përgjegjësisë ekskluzive të qeverisë së mëparshme dhe partnerëve të tanishëm të koalicionit, Salihi deklaroi në një përgjigje me shkrim për Bujanovaçke se raporti i Transparenca Serbi i referohet vitit 2020.

Si kujtesë, qeveria e re në komunë u formua në korrik të vitit të kaluar, kështu që Partia demokratike e Arifit, si partia më e fortë në shumicën qeverisëse, kishte pesë muaj për të ndikuar në rezultatin përfundimtar – katastrofik.

Në fakt, edhe më shumë, sepse edhe këtë vit u mblodhën të dhëna mbi transparencën e vetëqeverisjes lokale në shpenzimin e parave nga buxheti, vendimmarrje, përdorimin e pronës komunale dhe shpërndarjen e parave në konkurse.

– Kur të bëhet hulumtimi i radhës, Bujanoci sigurisht që do të renditet më mirë se vitin e kaluar – deklaroi Salihi në përgjigje të portalit tonë.

Ai është optimist se, siç tha ai, komuna tani publikon thirrjet publike, konkurset publike, rregulloret, sistematizimet e vendeve të punës, si dhe agjendën e Këshillit komunal dhe Kuvendit, duke deklaruar se ende nuk është në një nivel të kënaqshëm.

Me të drejtë, sepse për shembull, Komuna ende nuk ka publikuar ndonjë raport mbi qiranë e hapësirës tregtare, tokës bujqësore, apo të dhëna mbi çmimin dhe kohëzgjatjen e qirasë.

Se sa transparente është qeveria aktuale për këtë çështje, dëshmohet nga tekstet e Bujanovaçkes për lokalet e biznesit në Shtëpinë e kulturës, ent publik ky në të cilin drejtuesit refuzojnë të japin informacione mbi çmimet e qirasë.

Jotransparenca në shpenzimin e parave të qytetarëve ilustrohet nga seksioni i Prokurimeve publike në uebfaqen e komunës, në të cilin nuk ka konkurs, dokumente, të dhëna për prokurimet publike të kryera.

Gjithashtu në këtë faqe zyrtare nuk gjenë vendime të Këshillit komunal dhe të Kuvenditt, por ato publikohen në mënyrë selektive në faqen e Facebook të komunës – ekskluzivisht në gjuhën shqipe.

– Ne jemi duke punuar në përmirësimin e faqes në internet të komunës dhe publikimin e vendimeve të Këshillit komunal dhe Kuvendit, por edhe gjithçka tjetër që lidhet me transparencën. Një grup punues u formua me ndihmën e programit Swiss Pro për të përmirësuar transparencën në komunë – thotë Salihi në përgjigje.

Kur u pyet pse komuna nuk publikon të dhëna të hapura me interes publik në faqen e saj të internetit, edhe pse Këshilli komunal e miratoi atë vendim dhe miratoi Rregulloren, Salihi nuk pati ndonjëm përgjigje




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *