SHTETI: BANESË PËR TË VAKSINUARIT NË BEOGRADIN MBI UJ DHE VETURË TË RE

Bujanoc, 23 korrik 2021. – Shteti do të organizojë së shpejti një lojë shpërblyese për qytetarët e vaksinuar të Serbisë dhe çmimi kryesor do të jetë një apartament në Beograd, me shumë gjasë në në lagjen “Beogradi mbi ujë” dhe veturë “Fiat 500 L”.

Përveç apartamentit dhe makinës, do të sigurohen dhurata të tjera të vlefshme – shpërblime në mallra, kupona udhëtimesh, dhuratë – zbritje.

Të gjithë qytetarët e vaksinuar do të kenë të drejtë të marrin pjesë, pavarësisht se kur janë vaksinuar.

Qëllimi i lojës shpërblyese është të motivojë njerëzit të marrin vaksinën në mënyrë që të ndalojnë përfundimisht përhapjen e Covid – 19.

Të gjithë qytetarët e vaksinuar të moshës madhore në vendin tonë do të jenë në gjendje të marrin pjesë në lojën shpëblyese, dhe ka shumë të ngjarë të ketë dy mundësi për të marrë pjesë në lotari – do të dërgohen ose zarfat me një certifikatë vaksinimi ose do të dërgohen numrat serialë të certifikatës, të cilat do të jenë në cilësinë e “biletës së lotarisë”.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e shëndetësisë, Mirsad Gjerlek, konfirmoi se shteti këto ditë do të dalë me një paketë masash të reja për të stimuluar vaksinimin.

-Është e qartë se vala e katërt e përhapjes së virusit do të jetë shumë e fortë nëse nuk rrisim përqindjen e vaksinimit, dhe kjo është arsyeja pse shteti po përgatit masa për të stimuluar vaksinimin. Deri në fund të javës, do të dihet saktësisht se cilat përfitime priten për qytetarët e vaksinuar. Do të ketë çmime interesante dhe joshëse. Duke marrë parasysh që përqindja më e pafavorshme e vaksinimit është në grupmoshën prej 18 deri në 30 vjet, me ç’rast janë vaksinuar pak më shumë se mbi 17%, nuk është për t’u habitur që ne do ta përshtasim zgjedhjen e çmimeve me interesin e të rinjve – tha Gjerlek për Espresso.

Ai theksoi se nëse ai do të pyetej, do të fuste vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët.

-Në 250 vitet e kaluara, imunizimi ka shpëtuar shtete dhe planetin, dhe kjo është mënyra e vetme për t’i luftuar epidemitë. Ekziston një rrezik serioz që një mutant rezistent ndaj vaksinës të shfaqet për shkak të vaksinimit të vonuar. Ky është mendimi im personal. Sigurisht, fjala kryesore për atë që është më mirë për ne të bëjmë do të jepet nga profesionistët dhe udhëheqja e shtetit – tha sekretari i shtetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *