Bujanoc, 28 korrik 2021. Në kujtim të Aleksandar Maniqit, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar si pasojë e infeksionit me virusin Covid-19, të martën (3 gusht) do të organizohet dhurimi vullnetar i gjakut.
Aksioni përkujtimor do të mbahet në fshatin Davidovc në ambientet e kompanisë “Eurolider”, pronari i së cilës ishte Manić.
Aksioni “Duke kujtuar Acën” është organizuar në mënyrë simbolike në ditëlindjen e tij.
Kryqi i kuq Bujanoc, i cili po organizon aksionin në bashkëpunim me Entin për transfuzionin e gjakut nga Nishi, fton të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut të tregojnë edhe një herë humanizmin e tyre.
Aksioni do të zgjasë nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite.
Kryqi i kuq informon qytetarët se aksioni tradicional i dhurimit të gjakut në verë në Bujanoc do të organizohet të enjten, më 29 korrik, në Shtëpinë e kulturës.