Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 29 korrik 2021. (Foto nga arkivi) – Nga dhjetori i viti 2020 deri në fund të qershorit të këtij viti në Komunën e Bujanocit nga sulmet e qenëve endacak janë lënduar rreth 40 persona, ndërkaq në emër të zhdëmtimit të këtyre viktimave gjatë kësaj periudhe janë paguar rreth një milion dinarë, u konfirmua për portalin tonë n Avokatinë komunale.
-Bazuar në marrëveshjet jashtëgjyqësore, ne paguam gjithsej 921,300 dinarë për qytetarët që u lënduan nga kafshimi i qenve endacak. Shumat individuale variojnë nga 9.000 deri në 25.000 dinarë, në varësi të shkalla e lëndimit, moshës së të lënduarëve dhe rrethanave të tjera – tha për Bujanovaçke Avokati komunal, Farush Islami.
Numri i personave të dëmtuar dhe shuma që komuna do të paguajë si kompensim në të vërtetë do të jetë edhe më e lartë, sepse në procedurë gjyqësore janë edhe disa konteste.
– Sigurisht, kostot janë më të larta kur zhvillohet procedura gjyqësore, atëherë kompensimi do të jetë mesatarisht rreth 100,000 dinarë. Ka qytetarë që vendosin të shkojnë edhe në gjykatë, përkatësisht se nuk pranojnë marrëveshje jashtëgjyqësore. Kemi vetëm disa raste të tilla – thotë Islami.
Të dhënat se për shtatë muaj kanë ndodhur mbi 40 sulme ndaj qytetarëve tregojnë se banorët e Bujanocit në disa raste me të drejtë kanë vënë në dukje situatën katastrofike në rrugët e Bujanocit sa i përket problemit me qent endacak.
Në reagimin tij qershorin e këtij viti, drejtori i Stacionit të veterinës në Bujanoc, Miodrag Milkoviq, e fajësoi qeverinë komunale si përgjegjëse për një situatë të tillë.
Përndryshe, për kontratën e re për kujdesin e qenve endacak, në mes të Komunës dhe Stacionit të veterinës, është pritur nga marsi deri në korrik të këtij viti, ndërsa që nga fillimi i mandatit të Nagip Arifit, në cilësinë kryetarit të komunës vitin e kaluar, Veterinarisë i është dhënë vetëm një urdhër për kapjen e qenve.
Para kësaj, për gjashtë muaj Arifi “rishqyrtoi tenderin” me të cilin kjo punë iu ishte besuar Stacionit të veterinës.