VUÇIQ: MIKU NGA TURQIA NDIHMON PUNËTORËT E GEOKSIT

Bujanoc, 29 korrik 2021. (Foto nga arkivi) – Shteti nuk do ta lërë Vranjën në baltë, për 500 nga 1.200 punonjës në Geox, menjëherë do të gjejmë një zgjidhje “te miku nga Turqia” – tha Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e lajmit për largimin e “Geox”-it nga Serbia.

Ai shtoi se tani më ka dy muaj që është në dijeni për vendimin e “Geox”-it.

Aleksandar Vuçiq për TV Pink tha se “Geox” u soll në Serbi nga qeveria e mëparshme, ish presidenti Boris Tadiq, dhe se më vonë kjo qeveri pagoi paratë e premtuara, duke shtuar se këtë do ta bënt sërish sepse e ka gjallëruar Vranjën.

Ai përsëriti se ish presidenti Tadiq mburrej se ishtemeritor për ardhjen e “Geox”-it, dhe shtoi se edhe ai do të bënte të njëjtën gjë, dhe mendon se pararendësi itij nuk është fajtor për këtë.

“Ata po largohen dhe do të ketë më shumë raste të tilla me kompani të tjera me të cilat qeveritë e mëparshme kishin pasur marrëveshje, dhe kjo mund të na ndodhë edhe neve,” vuri në dukje Vuçiq.

Ai tha se “prej një miku nga Turqia” do të ketë një zgjidhje të shpejtë për 500 nga 1.200 punonjësit e kësaj kompanie. Ai tha se do të shihen mundësitë që ky numër të rritet dhe të punësohen sa më shumë njerëz.

“Ne nuk do ta lëmë Vranjen në baltë. Ne do të bëjmë gjithçka që banorët e Vranjës mund të kenë një punë me të ardhura më të larta te miku ynë nga Turqia, nga ato që kishin me italianët ”, shtoi Vuçiq.

Ai theksoi se në detin e morinë e lajmeve të kqia, ky është një lajm i mirë për banorët e Vranjës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *