HERONJTË E HESHTUR: SHËRBIMI I KUJDESIT SHTËPIAK I SHTËPISË SË SHËNDETIT

Bujanoc, 2 gusht 2021. – Ata janë heronjtë e heshtur të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc. Një mjek i përgjithshëm dhe një mjek internist bashkë me 7 infermiere. Ata përbëjnë shërbimin e trajtimit në shtëpi dhe vizitojnë çdo ditë deri në 50 pacientë në territorin e Bujanocit.

Këto janë motrat Milena Nikoliq, Svetlana Ristiq, Svetlana Mitiq, Ivana Stojkoviq, Shpresa Isufi, Kadira Idiq Bajramoviq, Dejan Gjoshiq, Taibe Arifi dhe mjekët Jadranka Nikoliq, Natasha Veliçkoviq dhe Lejlan Sadiku.

Për këta heronj të Qendrës sonë Shëndetësore, fundjavat dhe festat ndonjëherë janë luks sepse prioritet i tyre është trajtimi dhe kujdesi për pacientët me gjendje të rënduar shëndetsore.

– Puna organizohet në dy turne. Ne kemi dy ekipe që punojnë në terren për të arritur tek të gjithë pacientët që kanë nevojë për kujdes. Këta janë pacientë që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme, kryesisht malinje ose të vështirë të lëvizshëm ose pacientë të palëvizshëm që kërkojnë kujdesin tonë, thotë për Bujanovaçke, mjeku i përgjithshëm, njëherit edhe shef i Shërbimit Dr. Jadranka Nikoliq.

Shërbimi i trajtimit dhe kujdesit në shtëpi i Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc është një shërbim që organizon dhe zbaton trajtim të vazhdueshëm në nivelin e kujdesit shëndetësor primar të popullatës së rritur.

Ky shërbim, i cili aktualisht përbëhet nga një mjek i përgjithshëm, një specialist të mjekësisë interne dhe shtatë infermiere, punon pa u lodhur për t’u kujdesur për pacientët çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në 19 pasdite.

 

Në varësi të situatës, ekipet e kujdesit në shtëpi organizohen në mënyrë që një ekip të mbulojë pacientët në Bujanoc, pastaj në fshatrat Nasalcë, Letovicë, Bilaç, Dobrosin dhe Konçul, ndërsa ekipi tjetër mbulon rajonin e Klenikut, përfshirë fshatrat mbi manastirin Prohor Pçinjski.

Fakti që këto ekipe lëvizin deri në 300 kilometra në ditë, si në diell ashtu edhe në shi, ndonjëherë duke ecur me pajisje mjekësore mbi supet e tyre, vetëm për të arritur tek pacienti më i largët dhe për të siguruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor, gjithashtu flet për përgjegjësinë dhe vështirësinë e punës që kryejnë.

Këta janë profesionistë të vërtetë që ushtrojnë një punë të madhe me një buzëqeshje në fytyrë dhe pa u ankuar, sepse vetë pacientët janë të sëmurë rëndë dhe kërkojnë një qasje adekuate, dhe si drejtues i shërbimit nuk mund ta falënderoj sa duhet ekipin për përkushtimin që ata sigurojnë në terren, thekson Jadranka.

Njër nga infermieret në ekipin e shërbimit, Milena Nikoliq, me 15 vjet përvojë pune, thotë për portalin tonë, “se ajo e do punën e saj dhe se nuk do të transferohej kurrë në një shërbim tjetër”.

-Megjithëse kemi 30 deri në 50 vizita në ditë, dhe puna kërkon një nivel të lartë përqendrimi dhe vëmendje për shkak të sëmundjeve të rënda të pacientëve, pavarësisht lodhjes, puna bëhet gjithmonë në mënyrë të përsosur dhe me mirënjohje të thellë të pacientëve tanë, që është qëllimi ynë përfundimtar, për t’i bërë pacientët të lumtur, tha Milena

Ata janë të furnizuar mirë me pajisje dhe materiale mjekësore, por problemi me të cilin përballen është mungesa e shoferëve, kështu që janë infermierët ata që shpesh duhet të ngasin dhe të kujdesen për pacientët.

Puna në terren nën pajisje të plota mjekësore, lodhja, shpejtësia e veprimit, ofrimi i kujdesit dhe vëmendjes janë pjesë e jetës së përditshme të punonjësve në këtë shërbim, i cili duket se nuk vlerësohet sa duhet brenda sistemit shëndetësor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *