POLICIA NË PRISHTINË GJOBIT SUEDEZIN SEPSE PUTHI TË DASHURËN NË RRUGË

Bujanoc, Prishtinë, 02 gusht 2021. – Pas disa paralajmërimeve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës gjobitën një shtetas suedez në Prishtinë, sepse ai puthi të dashurën e tij në rrugë, shkruan Kossev.

E gjitha ndodhi më 28 korrik pranë një klubi nate në këtë qytet, kur ai u gjobit me 450 euro për puthje, shkruan portali Kossev.

Si përshkrim i shkeljes, i cili iu raportua portalit Kallxo.com, policia e Kosovës deklaroi se ai “sillej në mënyrë të pahijshme, duke u puthur në publik, edhe pse ishte paralajmëruar disa herë”.

Për shqiptimin e kësaj gjobe, zyrtarët policor u thirrën në dispozitën e nenit 6 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *