KOMUNA: PA TË DREJTË ANKESE NË GJOBAT PËR PARKIM TË PARREGULLT

Bujanovaçke, 4.gusht 2021.

Bujanoc, 4 gusht 2021. – Inspeksioni komunal komunal i informon qytetarët se njoftimet për inicimin e urdhërit për kundërvajtje, të cilat inspeksioni i lë në automjetet e parkuara në mënyrë të papërshtatshme, nuk mund të kundërshtohen, por ata mund të ndërmarrin veprime ligjore vetëm kur të marrin një fletëparaqitje kundërvajtje.

– Nuk mund ta kundërshtoni njoftimin e autoritetit kompetent, është vetëm një dokument i shkruar që informon qytetarin për ekzistimin e detyrimit. Vetëm pas depozitimit të fletëparaqitjes për kundërvajtje, procedura zhvillohet sipas dispozitave të Ligjit për kundërvajtje – thekson kryeshefi i Drejtoratit për punë të isnpeksionit, Metin Ramizi.


Foto: Gjoba gjithandej

Sipas tij, ky me këtë paraqitje ai dëshiron t’i sqaroj disa paqartësi në lidhje me Njoftimin, të cilin qytetarët mund ta gjejnë në automjetet e tyre nëse janë të parkuar në mënyrë jo të duhur në një zonë publike, më shpesh në trotuarin përgjatë rrugës kryesore në Bujanoc.

– Drejtorati për punë të isnpeksionit u lë një njoftim pronarëve të automjeteve se pronari-përdoruesi (autori i shkeljes), i cili nuk u gjet në vend, ka vepruar në kundërshtim me dispozitën e përfshirë në një vendim të caktuar komunal. Para marrjes së kallëzimit për kundërvajtje, qytetari ka vetëm mundësinë të japë informacion në lidhje me autorin e kundërvajtjes (nëse është dikush tjetër) ose, për aq sa është e mundur, të përgatitet për të reaguar ndaj kallëzimit kundërvajtës që do ta marrë më vonë – thotë Ramizi.

Ai shpjegon se nëse një qytetar dëshiron ta kontestoj kallëzimin për kundërvajtje, ai duhet të paraqesë një kërkesë me të cilën kërkon që për urdhërin e lëshuar të vendoset në gjykatë dhe vetëm atëherë ai mund ta kontestoj urdhrin para gjykatës, pra të sigurojë dëshmi se ai nuk e ka kryer kundërvajtjen.

– Pra, pas njoftimit, qytetari nuk ka mundësi të zhvillojë procedurën për kundërshtimin e kundërvajtjes, ngase këtë mund ta bëjë vetëm pasi të marrë kallëzimin për kundërvajtje, prandaj paraqet kërkesë që për rastin të vendosë gjykata. Në atë rast, ai humb mundësinë për të paguar gjysmën e gjobës, ndërkaq nëse e humb rastin në gjykatë pala i bartë edhe shpenzimet e procedurës gjyqësore – thekson Ramizi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *