PËR ACËN E EURO LIDERIT, U GRUMBULLUAN 125 NJËSI GJAKU

Bujanovaçke, 4.gusht 2021.

Bujanoc, 4 gusht 2021. – Në kujtim të Aca Maniqit të vdekur para kohe, në ambientet e kompanisë së tij “Euro lider”në Davidovc, u mblodhën 125 njësi gjaku në një aksion të organizuar nga Kryqi i kuq lokal në Bujanoc, në bashkëpunim me HU “Koce përjetësisht” dhe Entin për transfuzion nga Nishi.

Nën sloganin “NË KUJTIM TË ACËS – EURO LIDER”, përveç anëtarëve të familjes ManiQ, u dhurua gjak nga punonjësit e kompanisë, anëtarët e HU “KOCE PËRJETËSISHT”, një numër i madh i banorëve të Zhbevcit, Davidovcit, Ristocit dhe të fshatrave të tjera të kësaj zone, por edhe nga miqtë e familjes Maniq, partnerët e biznesit si dhe një numër i madh i pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe.

“Faleminderit të gjithëve që sot përkujtuat Acën,” ishte mesazhi i Kryqit të kuq lokal në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *