Bujanoc, 9. gusht 2021. – Nga 13 të infektuarit në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës, shtatë janë nga Presheva.
Një rast i ri i Covid-19 u regjistrua në Bujanoc të dielën, sipas një raporti të Entit të shëndetit publik në Vranjë.
Një ditë më parë, prania e virusit Covid – 19 u konfirmua në tre banorë të komunës së Bujanocit.
Sipas të dhënave të fundit nga ESHP, nga 132 mostra të testuara nga rrethi i Pçinjës, 13 ishin pozitivë në Covid – 19.
Katër të infektuar ishin nga Vranja, 7 nga Presheva, ndërsa Bujanoci dhe Vladicin Hani kishin nga një të infektuar.
Nëntë pacientë u shtruan në spitalin kovid të QSH Vranjë, 5 prej të cilëve janë në oksigjenoterapi.
Nuk pati pranime të reja, ndërkohë që dy pacientë u liruan.