PVD E KAMBERIT: ARIFI PO RRËNON KOALICIONIN SHQIPTAR, DËSHIRON PPS- ën NË QEVERISJE

Bujanovaçke, 6.gusht 2021.

Bujanoc, 6. gusht 2021. – Partia për veprim demokratik (PVD) e Shaip Kamberit akuzon partnerët e koalicionit nga Partia demokratike e kryetarit Arifi (PD) se përmes sulmeve ndaj partisë së tyre po tentoj të bëjnë vend për progresistët në qeverisjen lokale, e cila tani përbëhet vetëm nga partitë shqiptare.

Arsyeja e reagimit të PVD-ës është njoftimi në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit për asfaltimin e rrugës në lagjen rome, ku thuhet se PD po përfundon projektet e lëna pas nga viti 2019, në një kohë kur kjo parti ishte në opozitë, ndërkohë që komuna e Bujanocit drejtohej nga Kamberi dhe PVD.

PVD thekson se në këtë mënyrë PD, partia kryesore e koalicionit shqiptar, po përpiqet t’i bëjë vend Partisë progresive serbe të hyjë në qeverisjen lokale.

“Akuza të tilla janë përpjekje për të ndryshuar pushtetin lokal në Bujanoc me hyrjen e PPS, me të cilën PD mban kontakte të vazhdueshme. Përkundër synimeve të kabinetit të kryetarit për t’i sjellë progresistët më afër qeverisjes, PVD mbetet e përkushtuar ndaj koalicionit, për sa kohë që PPS është larg tij. Mesazhi ynë është: Stop për PPS ”, thonë nga partia e Kamberit.

Ata shtojnë se partnerët nga partia e Arifit janë prirur ndaj progresistëve në mënyrë që të shmangin kritikat nga zyrtarët dhe institucionet shtetërore.

“Ju jeni të lirë të merrni vendime, por, sa i përket neve, PPS nuk kalon,” thonë në PVD.

Dy partitë më të mëdha të koalicion, të formuar verën e kaluar, kanë pasur mosmarrëveshje edhe më herët, për të cilat kishte raportuar Bujanovaçke.

Kryetari i Komunës, Nagip Arifi, pas zgjedhjes në atë pozitë në korrik 2020, pati thënë për portalin tonë se për serbët nuk janë të mbyllura dyert e pushtetit. Marrëveshja e koalicionit e partive shqiptare la gjithashtu mundësinë që qeverisjes lokale t’i bashkohen edhe partitë serbe, të cilat në kuvendin lokal kanë 13 këshilltarë nga gjithsejtë 41 vende.

Në zgjedhjet e fundit PD dhe PPS fituan më së shumti vota, duke marrë nga 10 këshilltarë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *