Bujanovaçke, 10.gusht 2021.
Bujanoc, 10. gusht 2021. – Në 24 orët e fundit në Bujanoc janë konfirmuar 4 raste të infeksionit me virusin Covid – 19. Numri i personave të sapoinfektuar në rrethin Pçinjës, papritmas u rrit në 38 brenda një dite.
Në tre ditë, 8 persona nga Bujanoci u sëmurën nga virusi Kovid-19, ndërsa në nivelin e të gjithë rrethit të Pçinjës, numri i rasteve të reja është katër herë më i lartë se mesatarja nga ditët e kaluara.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti i shëndetit publik në Vranjë, nga 319 mostra të testuara , 38 dolën pozitiv në virusin Covid – 19.
Shumica e tyre janë nga Presheva – 18, 13 nga Vranja, 4 nga Bujanoci, 2 nga Trgovishta dhe 1 nga Vlladiçin Hani.
Përndryshe, për dy ditë në Preshevë u regjistruan 25 raste.
Shtatë pacientë u shtruan në spitalin Kovid të QSH Vranjë, ndërsa tre persona janë në oksigjenoterapi.
U pranua një pacient i ri dhe katër të tjerë u dërguan në Krushevc.