SË SHPEJTI SONDAZHET, RISI NË BUJANOVAÇKE

Bujanovaçke 10. gusht 2021

Në kuadër të bashkëpunimit tonë me Britich Council në kuadër të projektit “Media për të gjithë”, Bujanovačke do t’u ofrojë lexuesve të saj një mënyrë krejtësisht të re të komunikimit – anketa.
Kjo është një mënyrë krejtësisht e re për të na raportuar problemet tuaja, për të cilën gazetarët e portalit tonë, në bashkëpunim me korrespodentët tanë të rinj, do të përpiqen ta tërheqin vëmendjen e autoriteteve.
Këto sondazhe janë krijuar në mënyrë që ju të mund të na njoftoni në detaje për secilën temë nga komuniteti juaj lokal, duke plotësuar një pyetësor, por edhe për ta shprehur mendimin tuaj për një temë të caktuar.
Kjo është një mënyrë tjetër e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe Bujanovaçkes, e cila tashmë është konceptuar si medium që punon ekskluzivisht në interesin publik të qytetarëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *