Bujanoc, 13. gusht 2021. – Covid-19 u konfirmua në 11 banorë të komunës së Bujanocit të enjten, sipas raportit të fundit të Entit të shëndetit publik në Vranjë.
Që nga e shtuna numri i personave të infektuar me virusin korona është rritur në 32.
Në 24 orët e fundit në Preshevë u regjistruan 23 raste të infeksionit me Covid – 19 – përsëri më së shumti nga të gjitha qytetet në rrethin e Pçinjës.
Në këtë komunë, me 87 rase pozitive në pesë ditët e kaluara, situata epidemiologjike është aktualisht më e pafavorshmja.
Të enjten në nivel rrethi, u testuan 282 mostra, nga të cilat 60 ishin pozitiv në Covid – 19.
Pas Preshevës, më së humti të infektuar ka në Vranje – 20, e ndjekur nga Bujanoci dhe Trgovishta me nga 4 dhe Vladiçin Hani me 2.