Bujanoc, 13. gusht 2021. – Në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc , qytetarët do të mund të kryejnë ekzaminime sistematike falas edhe fundjavën që vjen (14, 15 gusht).
Si pjesë e ekzaminimeve sistematike, përveç ekzaminimit të përgjithshëm, do të jenë në gjendje të kontrollojnë sheqerin në gjak, EKG, presionin e gjakut, si dhe do të t’iu mundësohet edhe ekzaminim nga specialist për ORL.
Analizat laboratorike, ekografia abdominale dhe rrezet X do të jenë gjithashtu në dispozicion për qytetarët e të gjitha moshave.
Të gjithë qytetarët do të jenë në gjendje të kontrollojnë gjendjen e tyre shëndetësore, përfshirë edhe ata pa sigurim shëndetësor, pra pa libra shëndetësor.
Ekzaminimet do të bëhen nga ora 8 e mëngjesit deri në 2 pasdite.
Aksioni i ekzaminimeve sistematike falas u organizua fundjavën e kaluar, kur, siç na u tha në Shtëpinë e shëndetit, këtë mundësi e shfrytëzuan rreth 80 qytetarë.