BRENDA NJË JAVE NË PRESHEVË, 135 PERSONA POZITIV NË COVID – 19

Shkruan D. Stoshiq

Bujanoc, 16. gusht 2021. – Presheva ende nuk është në qetësuar sa i përket numrit të personave të prekur me Covid – 19. Në 24 orët e fundit në këtë komunë u regjistruan edhe 16 raste të reja, thuhet në raportin të fundit të Entit të shëndetit publik në Vranje

Javën e kaluar në komunën e Preshevës ishin gjithsej 135 raste të konfirmuara, që e bënë këtë komunë me situatë më të pavolitshme epidemiologjike në nivel qarku.

Gjatë ditës së djeshme në Bujanoc, prania e virusit u konfirmua edhe në 4 banorë të tjerë.

Në nivel rrethi të dielën u testuan 178 mostra, nga të cilat 33 ishin pozitive në Covid – 19.

Pas Preshevës, më së shumti të infektuar ka nga Vranja -11, pastaj Bujanoci me 4 dheme nga një janë Surdulica dhe Trgovishta.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *