Bujanovaçke, 18. gusht 2021.
Bujanoc, 18 gusht 2021 – Punonjësit në Banjën e Bujanocit, “për të mbrojtur privatësinë e tyre”, nuk lejojnë që lista me emrat dhe mbiemrat e tyre t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, i cili e kërkoi atë në bazë të Ligjit për qasje në informacionet me rëndësi publike. Nga Banja, megjithatë, kujtojnë se janë në vështirësi afariste për shkak të bllokimit të llogarive nga NP “Komunalia” dhe Administrata tatimore lokale.
Në dokumentin I cili I është dërguar Kuvendit komunal të Bujanocit gjithashtu thuhet se punonjësit besojnë se me qëllime të paqarta nga Banja po kërkohet informacion i caktuar që mund të përdoret për përmbajtje ditore politike, dhe në të cilin ata nuk duan të marrin pjesë me emrin dhe mbiemrin e tyre.
Në dokumentin me vulën dhe nënshkrimin e drejtorit të banjës së Bujanocit thuhet se punësimi në këtë institucion bëhet ekskluzivisht përmes konkursit publik dhe se secili nga 51 punëtorët në mardhënie të përhershme pune është punësuar po në këtë mënyrë.
Ata kujtojnë se Spitali special për rehabilitim Banja e Bujanocit është themeluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Serbisë, dhe se funksionon me fonde shtetërore, dhe se të gjithë qytetarët e Serbisë mund të aplikojnë për punë në kushte të barabarta:
“Institucioni financohet ekskluzivisht nga të ardhurat e veta, duke shitur shërbimet e tij në tregun e lirë në kushtet e tregut, kushte këto që vlejnë edhe për ofrimin e shërbimeve për FRSSH (aq shërbime sa ka refundime). Me pak fjalë, ne nuk realizojmë asnjë të ardhur duke marrë mjete transferi nga buxheti nga ndonjë organ shtetëror, organizatë apo organ i vetëqeverisjes lokale ”, thuhet në përgjigjen e Banjës.
Gjithashtu thuhet se Banja ka vështirësi në funksionim dhe se punonjësit nuk marrin rroga të rregullt për shkak të bllokimit të llogarisë bazë.
“Llogaria bazë është bllokuar për një kohë të gjatë, në të cilën gjenden disa dhjetëra miliona dinarë, nga të cilët kreditori më i madh është ndërmarrja publike Komunalia, me një pjesë në bllokimin e përgjithshëm prej 65%, për mos ofrimin e shërbimeve- që ka të bëjë ekskluzivisht me mosbartjen e mbeturinave.
Ne gjithashtu duam t’ju informojmë për mosmarrëveshjen me administratën tatimore lokale të komunës së Bujanocit, e cila në vitin 2017 dhe 2018 në bazë të kontabilitetit, në dokumente të papërshtatshme për regjistrim, ka arkëtuar me forcë 5.2 milion dinarë, për të cilat ky institucion ngriti një padi, për marrjen pa bazë dhe kthimin e fondeve të arkëtuara në këtë mënyrë “, deklarojnë nga Banja.