EDHE 14 RASTE POZITIVE NË BUJANOC, NË PRESHEVË 28

Bujanovaçke, 20. gusht 2021.

Bujanoc, 20. gusht 2021 – Korona nuk po qetësohet as në Bujanoc , pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste pozitive, ashtu që numri I përgjithshëm i të infektuarëve gjatë gushtit po iafrohet 100-shit.

Në territorin e rrethit Pçinja, nga 285 mostra të testuara, 60 janë pozitive në koronavirus.

Sipas të dhënave nga Shtabi për situate të jashtëzakonshme i Qytetit të Vranjës, nga numri I përgjithshëm i të prekurve, 16 janë nga Vranja, 28 nga Presheva dhe me nga një Vladiçin Hani dhe Surdulica.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *