fbpx

PËR KAFITERINË E TIJ NË SHESH, ZËVENDËSI I KRYETARIT MUSLIU, I KA BORXH KOMUNALISË 250.000 DINARË NGA FATURIMI I UJIT

Bujanovaçke, 20. gusht 2021.

Bujanoc, 20 gusht 2021- Që nga dhjetori 2020, nënkryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, i ka borxh Komunalisë 243,248 dinarë për shërbimet e ujit në kafenenë e tij në Shtëpinë e kulturës, ku kyçja është në emrin e tij , sipas “kartës së llogarisë” të kjo kompani publike numër 2040, në të cilën pati qasje Bujanovaçke .


Sipas Komunalisë kyçja në këtë kafiteri është në emër të “PH Tranzit 017 Shqiprim Musliu”.

Nga burime jozyrtare, por shumë të besueshme, mësojmë se nënkryetari i Komunës së Bujanocit nga fillimi i këtij viti e deri më sot nuk i dorëzon fare faturat, kështu që ky borxh në fakt është shumë më i madh nëse e dimë se shërbimet mujore të shërbimeve komunale për hapësirat afariste në shesh është rreth 15,000 dinarë.

“Tranzit” është një kafiteri në Shtëpinë e Kulturës përskaj Sheshit të qytetit, e cila u mbyll vitin e kaluar. Pas ksëaj të njëjtit lokal iu shtua edhe një tjetër hapësirë, ndërsa më pakë se para një viti në po të njëjtin v end u hap kafiteria “Prime”, mu pranë hyrjes në Shtëpinë e kulturës.

Sidoqoftë, lidhja e ujit ende nga Komunalia evidentohet në emër të Musliut dhe Punëtorisë hoteliere “Transit”, dhe sipas të dhënave nga ARE, “SHQIPRIM MUSLIU PUNËTORIA HOTELIERE PRIVATE TRANZIT 017 BUJANOVAC” ende llogaritet si subjekt afarist aktiv.

Në regjistrin ARE, në Bujanoc nuk ka asnjë biznes me emërtimin “Prime”, siç quhet sot kafeneja në vendin e ish-Transitit, e cila mund të çojë në përfundimin se Musliu është edhe zyrtar publik edhe sipërmarrës pronar i kafiterisë.

Edhe një një shembull tjetër tregon makinacione dhe abuzime në Komunali dhe vetëqeverisje lokale.

Sipas të dhënave nga NP Komunalia, lidhja për kafiterinë e përmendur është bërë në vitin 2017 në emër të partisë Lëvizja për progres demokratik (LPD), e cila tani udhëhiqet nga Shqiprim Musliu. Sidoqoftë, lidhja, çmimi i së cilës është rreth 500 euro, nuk u faturua kurrë nga Komunalia, kështu që as nuk u pagua.

Para se atje të hapej kafiteria “Transit”, ambientet e partisë Lëvizja për progress demokratik ishin vendosur në këtë lokal. Ne nuk ishim në gjendje të merrnim informacionin se prej kur Musliu u bë pronarë i kësaj kyçje.

Drejtori i Komunalisë në atë kohë ishte Adem Hasani nga Unioni demokratik shqiptar, pjesë e koalicionit të atëhershëm qeverisës, bashkë me LPD-ën dhe me Partinë për veprim demokratik (PVD), që drejtonte këtë koalicion.

Themeluesi i kësaj partie është Jonuz Musliju, babai i Shqiprimit, i cili ndërroi jetë në fillim të vitit 2018. Jonuz Musliju ishte kryetar i Kuvendit komunal të Bujanocit për disa mandate, dhe ai njihet për publikun e gjerë si komisar politik i UÇPMB-ës. Pas vdekjes së tij, partia u mor nga Shqiprim Musliu, i cili u bë nënkryetar i Bujanocit pas zgjedhjeve lokale të qershorit 2020.

Qeveria aktuale në Bujanoc, përveç LPD-ës -së, përfshin edhe PVD -në dhe Partinë demokratike të Kryetarit Nagip Arifi, si partia më e madhe Brenda këtij koalicioni.

Nuk kemi nevojë të jemi shumë të mençur për të arritur në përfundimin se kemi një abuzim klasik të pozitës dhe një lloj tregtie përmes ndikimit politik.

E gjithë kjo po ndodh në një kohë kur Komunala po zhvillon procedura të shumta gjyqësore për arkëtimin e kërkesave nga personat juridikë dhe fizikë, por duket se po e bën këtë në mënyrë selektive.

Njerëzit drejtues të kësaj kompanie, si dhe Musliu i ri, veprojnë sikur Bujanoci dhe Komunalia, si kompani e të gjithë qytetarëve, të jenë pronë e tyre private.

Bujanovaçke i dërguan pyetje Shiprim Musliut lidhur me këtë temë përmes zyrës së kryetarit, por ne nuk morëm përgjigje deri në publikimin e këtij teksti.

Kreu i Autoritetit të përkohshëm të Komunalisë, Ruzhdi Halili, ende nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve tona të shumta.




Leave a Reply

Your email address will not be published.