TËRNOCI STARTON ME FITORE

Bujanovac, 22.8.2021. (Folonline)-Tërnoci-Çekmin 3-1 (2-1) Het-trik i Veton Zeqirit, golat në min.21,23,67

Futbollistët e Tërnocit në mënyrë të shkëlqyeshme e kanë nisur sot Kampionatin në Ligën “Zona Jugu” duke e mposhtur ekipin Çekmin nga vendbanimi i njejtë i kominës së Leskovcit me rezultat 3:1.

Sulmuesi vendas,Veton Zeqiri, ishte në formë mjaft të mirë i cili plot tre herë mposhti portën e kundërshtarit.

Dy golat e parë të Zeqirit erdhën nga pozicioni i njejtë, në minutat 21 dhe 23, ku pas gabimeve të portierit mysafirë nuk e kishte të vështirë të shënonte.

Mysafirët zvogluan rezultatin në minutën e 34 me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë.

Veton Zeqiri ngriti epërsinë në minutën e 67 në 3:1 pas një pasimi që mori në zonën e rreptësisë.

Tërnoci, sidomos në pjesën e dytë ka pasur shumë raste shënimi ndërsa në pjesën dërmuese të ndeshjes ka kontrolluar topin.

Në prag të fillimit të ndeshjes, “Agallarët” u përkujdesën për të krijuar një atmosferë impozante në tribuna.

Në xhiron e dytë Tërnoci luan si mysafirë me ekipin Plantazha nga Leskovci.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *