Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 26 gusht 2021 – Dasmat me numër të madh të mysafirëve janë arsyeja kryesore për rritjen e numrit të pacientëve në Bujanoc dhe Preshevë, thotë epidemiologu i Entit të shëndetit publik në Vranjë, Slagjaan Stankoviq
– Njerëzit nga këto komuna punojnë jashtë vendit, kështu që gjatë pushimeve ata kanë ardhur këtu për pushim, bëjnë dasma me numër të madhë të dasmorëve, ndërkohë që të tjerët kthehen këtu nga pushimet verore, tha për RTS epidemiologu Stankoviq
Në Qarkun e Pçinjës ka një rritje të përshpejtuar të numrit të të prekurve me virusin Covid – 19. Gjatë testimeve ditore më shumë se 20% e të testuarëve dalin pozitivë në Covid – 19, ndërkohë që po rritet numri i të hospitalizuarve në Spitalin Covid në Vranjë.
Dr. Stankoviq thekson se nga ky virus tani po preken kategoritë e të gjitha moshave, madje edhe fëmijët.
– Më pak të prekur ka te njerëzit mbi moshën 50 vjeç, ndërsa më shumë te popullsia aktive. Rreth 10 për qind e të prekurve ka një gjendje klinike mesatare, dhe ky është një ndryshim në krahasim me periudhën e mëparshme, thotë Dr. Stankoviq
Sipas tij, në Qarkun e Pçnjës deri më tani janë vaksinuar rreth 48% e qytetarëve.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi janë konfirmuar 2.327 raste të reja me Covid – 19, nga 15.313 mostra të testuara.