Bujanovaçke, 26.gusht 2021.
Bujanoc, 26. gusht 2021. – Nga mëngjesi i së enjtes Bujanoci ka mbetur pa furnizim me ujë që për shkak të një havarie të rrjetit në rrugën Velko Vllahoviq, afër parkut të qytetit. Ajo që është e sigurt ka të bëjë me atë se qytetarët do të përballen me mungesën e ujit për disa orë.
Siç na tha drejtori teknik i Komunalisë, Sami Aliu, ekipi ka dalë në teren.
– Ka pëlcitur një tub, por derisa të arrijmë tek ai, nuk mund të them kur do të riparohet defekti. Ne tashmë po fillojmë punën, thotë Aliu.
Për shkak të valvulave të prishura në vetë rrjetin, sa herë që ka riparime po detyrohen ta ndalin tubin kryesor të ujësjellësit nga i cili furnizohet Bujanoci dhe zona afër tij.
Havaria në rrugën Velko Vllahoviq, rrugë kjo e asfaltuar së fundmi, është e pesta me radhë gjatë këtij viti në Buajnoc.