12 RASTE POZITIVE NË BUJANOC

Bujanoc, 27 gusht 2021 – Në 24 orët e fundit, në Bujanoc janë konfirmuar 12 raste të infeksionit me Covid – 19, sipas të dhënave të fundit nga Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë.

Sipas numrit të rasteve, Bujanoci është në vendin e tretë, pas Vranjës me 38 raste të reja dhe Preshevës, ku janë konfirmuar 17 persona të prekur me këtë virus.

Në katër ditët e fundit në Bujanoc janë regjistruar gjithsej 69 persona të sëmurë me Covid-19.

Gjatë të enjtes në gjithë Qarkun e Pçinjës u testuan 348 mostra, ndërsa ndërsa rezultatet e analizave dëshmuan se janë 76 persona të infektuar me Covid -19.

Vlladiçin Hani me 7 dhe Surdulica me 2 raste janë të vetmet komuna me numër njëshifror të të prekurve.

Në Spitalin Covid në Vranjë, për shkak të pneumonisë, janë shtruar për shërim 37 pacientë pozitivë në Covid -19, 29 prej të cilëve janë në oksigjenoterapi.

7 pacientë u pranuan për trajtim spitalor, ndërsa 4 u liruan, njëri nga këta të fundit u dërgua për trajtim në Krushevc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *