ROMËT NGA ARIFI PO KËRKOJNË ASFALT DHE KANALIZIM

Bujanoc, 27 gusht 2021 – Adem Salihi, anëtar i partisë rome Jedinstvo në Kuvendin e Bujanocit, kërkon nga kryetari Nagip Arifi rregullimin e infrastrukturës në lagjet rome.

Kërkesa, të cilën Salihi ia dërgoi Arifit, përfshin një propozim për hartimin e një projekti për asfaltimin e rrugëve në lagjet e Bujanocit ku jetojnë romët, si dhe rregullimin, gjegjësisht ndërtimin e një rrjeti kanalizimesh.

Propozimi u dorëzua në mënyrë që autoritetet kompetente të përfshijnë projekte për asfaltimin dhe rregullimin e vendbanimeve rome në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Propozimi bën thirrje për rindërtimin e 8 rrugëve – (Jaqim Gjoshiq, Vërbanit, rruga pranë xhamisë Rahmet, Shëngjergjit, Gjilanit, Shaban Bajramoviq, Mirosllav Nojkoviq, Banës) krahas sanimit të të gjitha gropave riparimin, instalimin e shtyllave prej betoni, por edhe policë të shtrirë në vendet ku është e nevojshme.

Sipas vlerësimeve jozyrtare, në komunën e Bujanocit jetojnë 8.000-10.000 pjesëtarëtë komunitetit rom, kryesisht në Bujanoc.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *