fbpx

ASFALTIMI NË TËRNOC: 13 RRUGË DERI NË FUND TË JAVËS

Bujanoc, 27 gusht 2021 – Ditëve në vijim në Tërnoc do të asfaltohen 13 rrugica dhe rrugë, për të cilat komuna e Bujanocit do të paguajë 13.35 milion dinarë.

Siç u njoftua nga Komuna, kjo është vetëm faza e parë e punëve të kontraktuara, ndërsa katër rrugica tashmë janë të asfaltuara plotësisht.

“Deri në fund të javës, do të asfaltohen edhe rrugët e tjera të përfshira në fazën e parë,” thonë nga vetëqeverisja lokale.

Kontraktori është kompania “Saba Bellça”.

Të gjitha këto projekte infrastrukturore janë pjesë e planit të vetëqeverisjes lokal për vitin 2021.




Leave a Reply

Your email address will not be published.