MUSTAFA: NË SHKOLLAT ME MËSIM NË GUHËN SHQIPE NUK ËSHTË DËGJUAR DREJTËSIA E ZOTIT

Bujanovaçke, 01.shtator 2021.

Bujanoc, 01 shtator 2021 – Sipas informacioneve të mia më 1 shtator me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, himni Drejtësia e Zotit nuk u intonua në shkollat shqipe – i tha Bujanocit Ragmi Mustafa, president i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH).

– Siç më thanë këtë mëngjes, himni nuk u intonua në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe – thotë Mustafa.

Ai të martën i porositi drejtorët të japin dorëheqjen nëse nuk janë në gjendje të mbrojnë dinjitetin dhe integritetin e shkollës.

– Urdhri i ministrit Branko Ruzhiq për intonimin e himnit në shkolla është i paligjshëm, thotë Mustafa.

Të martën, drejtori i Shkollës së Mesme “Sezai Suroi”, tha për portalin tonë se më 1 shtator himni do të intonohet në klasa përmes celularëve, ndërsa për urdhërin e ministrit foli edhe deputeti Shaip Kamberi.

Në territorin e Bujanocit, është 1 shkollë e mesme dhe 6 shkolla fillore me paralele të ndara, në të cilat mësimet zhvillohen në gjuhën shqipe.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *