fbpx

MUSTAFA ZAVETNIKËVE: “PIRDHUNI MBETURINA FASHISTE”

Bujanoc, 03 shtator 2021 – “Pirdhuni mbeturina fashiste” – kështu i bie në gjuhën serbe t’i ketë porositur “Zavetnikët” kryetari i Këshillit kombëtar të shqiptarëve (KKSH), Ragmi Mustafa, në reagimin tij ndaj komunikatës së tyre, të cilën Bujanovaçke e kishin publikuar të enjten.

Mustafa kujton se kjo deklaratë është nënshkruar nga Dragan Nikoliq Nika, kryetari i këshillit në nivel Qarku të “Zavetnikëve”, të cilin kryetari i KKSH-ës e quan “talebani nga Vranja”.

Postimi i Mustafës në Facebook krahas mesazhit drejtuar “Zavetnikëve”.

“Kjo është hera e tretë që jam kërcënuar publikisht nga një organizatë politike klerio-fashiste e formuar nga përparimtarët, gjoja në emër të patriotizmit serb”, thotë Mustafa.

Ai vlerësoi se kumtesa për opinion e “Zavetnikëve” dëshmon “mentalitetin primitiv të prapambetur” të tyre, duke shtuar se kjo është hera e fundit që reagon ndaj “poshtërimt, nënçmimit dhe shpifjve” të tyre.

“Llumrat e shfrenuara dhe sedimentet shoqërore dhe njerëzore në një mënyrë mesjetare, si talebanët, hapin zjarr me deklarata kundër një armiku imagjinar të cilin duhet shfarosur,” tha Mustafa në postimin e tij në FB.

Ai shton se nuk ka frikë dhe se nuk do të heqë dorë nga synimet e tij për t’i shërbyer shqiptarëve të Luginës së Preshevës:

“Ju jeni aq të padobishëm sikur disa ministra të së kaluarës së ndyrë”, përfundon Mustafa.

Gjatë javës së kaluar, Mustafa dhe Nikoliq polemizuar përmes “Bujanovaçkes” rreth iniciativës së “Zavetnikëve” për të riemërtuar Qarkun e Pçinja në Qarku i Vranjës.




Leave a Reply

Your email address will not be published.