NË BUJANOC 13 RASTE POZITIVE ME COVID – 19

Bujanoc, 03 shtator 2021 – Sipas të dhënave të Entit për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në 24 orët e fundit në Bujanoc u regjistruan 13 raste të infeksionit me virusin Covid – 19, ndërsa në Preshevë 7.

Edhe më tej Vranja prinë me numër më të madhë të rasteve, 43, e ndjekur nga Bujanoci me 13 raste.

Nga 7 të infektuar janë nga Presheva, Surdulica dhe Vladiçin Hani, dhe 3 nga Trgovishta.

Nga 346 mostras të testuara në Qarkun e Pçinjës, 80 ishin pozitivë në Covid – 19.

Në Spitalin Covid të Qendërs shëndetësore në Vranjë, janë hospitalizuar 63 pacientë të prekur nga Covid – 19 te të cilët është konstatuar pneumoni, ndërsa 32 i janë nënshtruar oksigjenoterapisë.

Gjashtë pacientë u pranuan për trajtim spitalor dhe pesë u liruan për trajtim në shtëpi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *